Kinezët dhe sauditët firmosin marrëveshje miliarda eurosh, SHBA-të “mërziten”

schedule14:39 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:39 - 8 Dhjetor, 2022

Presidenti kinez Xi Jinping, u takua sot me zyrtarët sauditë, në kuadër në kuadër të vizitës së tij dy ditore ne vend, gjatë se cilës pritet të nënshkruhen marrëveshje dy paleshë me vlerë miliarda euro.

Kjo vizitë, me rëndësi të lartë gjeopolitike është kritikuar  nga SHBA-ja, një partner tradicional i Arabisë Saudite, e cila vitet e fundit ka kërkuar të zgjerojë aleancat e saj ekonomike dhe politike.

Rreth 24 marrëveshje me vlerë më shumë se 110 miliardë rialë sauditë (27.8 miliardë euro) pritet të firmosen më vonë gjatë ditës, shkruajnë mediet në Arabinbë Saudite. Presidenti kinez u takua sot me liderin de facto të Arabisë Saudite, 37-vjeçarin Mohammed bin Salman, në pallatin e Riadit, ku do të takojë edhe mbretin 86-vjeçar Salman .

Pasi të dy burrat shtrënguan duart, ata dëgjuan himnet kombëtare të dy vendeve dhe diskutuan, sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt në televizion.

Xi mbërriti në Riad të mërkurën pasdite, ku do të marrë pjesë gjithashtu në një samit të liderëve të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit – vende të pasura me hidrokarbure dhe një tjetër me liderët e vendeve arabe.

Pekini është importuesi kryesor i naftës së papërpunuar saudite dhe energjia është në qendër të diskutimeve. Por Princi Mohammed po e shikon Kinën si një partner të mundshëm në axhendën e tij ambicioze të reformave, e cila synon të reduktojë varësinë e mbretërisë nga nafta.

Kompanitë kineze mund të fitojnë kontrata për disa projekte në zhvillim, më së shumti NEOM, një qytet futurist që do të kushtojë 500 miliardë dollarë.

Kompanitë saudite dhe kineze kanë nënshkruar tashmë 34 marrëveshje investimi dje në fushat e hidrogjenit të gjelbër, teknologjisë së informacionit, , transportit dhe ndërtimit, njoftoi agjencia SPA./abcnews.al./ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!