Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur i filmit të James Bond

schedule09:56 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:56 - 22 Shtator, 2020

Aktori francez Michael Lonsdale, i njohur më së shumti përmes rolin e tij si Hugo Drax në filmin e James Bond “Moonraker”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, i cili tregoi se aktori vdiq ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare.

Kujtojmë që Lonsdale gjithashtu punoi si një aktor teatri në Francë me karrierën e tij të aktrimit që zgjati më shumë se 60 vjet.

Nga roli i tij në filmin James Bond të vitit 1979 “Moonraker” te ai në filmin “Of Gods and Men” në 2011, Michael luajti shpesh në role të dyta të shkëlqyera, nën drejtimet e Orson Welles, Steven Spielberg, Francois Truffaut dhe Louis Malle.

Fëmija i një nëne franceze dhe babait britanik, Lonsdale, me një zë dhe mjekër të butë, ishte një burrë i konsumuar nga arti i tij. Ai bëri më shumë se 100 filma dhe interpretoi në skenë.

Shfaqja e tij e fundit ishte në një film të shkurtër vitin e kaluar për Operën e Parisit, “Degas et Moi”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!