Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur

schedule16:03 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 16:03 - 7 Dhjetor, 2020

Aktori i “Laverne&Shirley”, David Lander, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Në momentin që ai ndërroi jetë ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, vajza dhe djali, Kathy Fields Lander.

“Ishte shumë e qetë. Ai kishte një betejë të ashpër me sklerozën multiple për 37 vjet dhengulmoi si askush që nuk kam parë ndonjëherë. Kjo më mësoi shumë për gjërat e rëndësishme të jetës”, u shpreh bashkëshortja në një email drejtuar Associated Press

Kujtojmë se aktori zbuloi diagnozën e tij të sklerozës multiple në librin e tij të vitit 1998, “Fall Doën, Laughing: How Squiggy Caught Multiple Sclerosis and Didn’t Tell Nobody”.

I njëjti u diagnostikua për herë të parë në vitin 1984.

“Çfarëdo që të ndodhë, skleroza multiple nuk mund t’i marrë të gjitha. Unë gjithmonë do të kem zemrën dhe shpirtin tim, zgjuarsinë dhe mençurinë time”, theksoi ai në vitin 2007.

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!