Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ylli i Mad Max, Hugh Keays-Byrne.
Lajmin e ka konfirmuar në ‘Facebook’, regjisori britanik Brian Trenchard-Smith.
Aktori i njohur lindi në Indi nga prindër britanikë dhe u zhvenfos në Angli si fëmijë. Prodhimi i “A Midsummer Night’s Dream”, e çoi atë në Australi më 1973, ku edhe u vendos.
Pas shfaqjes në Mad Max, e cila ishte me regji të George Miller, ai u shfaq në Fury Road, ku luajti antagonist Immortan Joe.
Në një intervistë të vitit 2015 për The Independent, ai tha se kishte qenë “befasuar këndshëm” për të marrë përsëri telefonatën. l.k/abcnews.al