Kinematografia franceze në zi, ndahet nga jeta aktorja Anna Karina

schedule09:06 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 09:06 - 16 Dhjetor, 2019

Ikona e kinematografisë franceze, Anna Karina, ka vdekur nga kanceri në moshën 79-vjeçare.

Aktorja franceze me prejardhje daneze, e vlerësuar si legjendë e kinemasë franceze, vdiq në një spital në Paris e shoqëruar nga burri i saj i katërt, drejtori amerikan i filmit, Dennis Berry.

Karina, e cila e paraqiste femrën ideale të viteve 60, ka luajtur në shtatë filma të prodhuar nga burri i saj i parë, Jean-Luc Godard, përfshirë filmat “Pierrot Le Fou” dhe “Bande a Part”.

“Anna vdiq dje në një spital të Parisit për shkak të efekteve të kancerit”, tha agjenti i saj, Laurent Balandras, duke shtuar se ajo vdiq në shoqërinë e burrit të saj të katërt.

“Sot, kinemaja franceze ka mbetur jetime. Ajo e ka humbur njërën prej legjendave të saj”, shkroi në Twitter ministri francez i kulturës, Franck Riester.

Karina ishte ende adoleshente kur ishte zhvendosur nga atdheu, Danimarka, në Paris të Francës për ta ndërtuar karrierën e aktores.

Në vitin 1961, kur ishte vetëm 21 vjeçe, ajo ishte zgjedhur aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Berlin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!