Një kinema e veçantë është krijuar në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Gjithçka duket e përmbysur, ulëset janë makina e njerëzit brenda tyre publiku. Megjithatë, funksioni është i njëjtë.
E njohur prej kohësh si “Drive-In Cinema”, ku elementet kryesor janë ekrani i madh, projektori, banaku dhe parking. Ky lloj i kinemasë do të vihet në punë shumë shpejt në Gjakovë dhe më pas në qytete të tjera të Kosovës.
“Trendi botëror i kinemasë në makina vjen në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Organizatës joqeveritare “DU ART”.
Organizatorët i kanë menduar të gjitha detajet e kësaj nisme në hapësirën që ka kapacitet për 40-45 makina, filmi do të mund të shihet në ekranin me përmasa gati 100 metra katrorë. Ndërkohë pritet që gjithçka të ndodhë në mesin e muajit shtator.l.k/abcnews.al