Një ekonomist i është bashkuar listës së anëtarëve të shquar të elitës së Kinës, fati i të cilëve nuk dihet, pasi kritikoi presidentin e vendit, Xi Jinping.
Zhu Hengpeng, 55 vjeç, një zëvendësdrejtor prej një dekade i Institutit Ekonomik të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale (CASS), i cili raporton drejtpërdrejt në kabinetin e Kinës është zhdukur, sipas Wall Street. Journal, pak pasi ai bëri komente për ekonominë e ngadaltë të gjigantit aziatik dhe kritikoi udhëheqjen e Xi Jinping në një grup privat WeChat.
Burimet e gazetës amerikane thanë se komentet e ekonomistit kinez u hoqën nga platforma e mediave sociale dhe ai u arrestua, ndërsa emri i tij u hoq nga lista e stafit të një instituti të lidhur me Universitetin Tsinghua të Pekinit.
Dalja e tij e fundit publike në Kinë ishte në fund të prillit të kaluar.
Zhdukja e Zhu Hengpeng vjen në një kohë kur qeveria e Kinës po përshkallëzon goditjen e saj ndaj kritikave ndaj presidentit kinez./abcnews.al