Kine vendos izolim të detyrueshëm për 14 ditë edhe për të prekurit pa simptoma

schedule07:47 - 3 Prill, 2020

schedule 07:47 - 3 Prill, 2020

Kina ishte vendi i parë që u përball me vështirësitë e koronavirusit, pas  një suksesi në këtë betejë ka vendosur që nga 1 prilli do të fillojë të raportojë rastet pa simptoma.

Përfaqësuesi i Komisionit Kombëtar i Shëndetësisë, Chang Jile është shprehur se në raportin e përditshëm mbi epideminë e COVID-19 do të përfshihen raportimi, transformimi dhe menaxhimi i rasteve josimptomatike, në përgjigje të shqetësimeve të publikut.

Chang shtoi se të gjithë të prekurit pa simptoma do të hyjnë në izolim të detyrueshëm për 14 ditë. Ndër të tjera ai ka theksuar se autoritetet vendore do të forcojnë parandalimin dhe kontrollin e rasteve josimptomatike të infektimit, duke përfshirë raportimin në kohë, transferimin e shpejtë dhe regjistrimin e kontakteve të afërta.

Ndërkohë personat e prekur nga virusi COVID-19, por që nuk shfaqin simptoma, ka mundësi të shkaktojnë përhapjen e mëtejshme të epidemisë, por infektueshmëria e tyre është ende e paqartë./abcnews.al