Kinë, qeveria masa për numrin në rritje të qytetarëve që vuajnë nga miopia

schedule16:49 - 31 Gusht, 2018

schedule 16:49 - 31 Gusht, 2018

Qeveria kineze ka marrë masa për të ndaluar numrin gjithnjë e në rritje të qytetarëve që vuajnë nga miopia. Pekini ka vendosur të mos lëshojë licensa për gjigandët e video lojërave, duke u shkaktuar humbje të mëdha në bursa.

Qeveria kineze është e shqetësuar për numrin në rritje të numrit te personave që vuajnë nga miopia në vend ndaj ka marrë një sërë masash për të mbrojtur fëmijët. Në shënjestër janë video lojrat, duke shkaktuar ndërkohë dhe një termet në bursë tek gjigandët e kësaj fushe. Që prej pesë muajsh nuk lëshohen më licensa nga administrata kinezë pëe licencat e marketingut për lojëra të reja. Efektet tashmë janë ndjerë me një ngadalësim të shitjeve, veçanërisht në liderin e tregut, Tencent.

Pekini i dha ndërkohë edhe një goditje tjetër kësaj industrie. Qeveria e Xi Jinping është e shqetësuar për numrin në rritje të njerëzve miopikë në vend dhe synon të mbrojë brezat e rinj. Koha e kaluar para ekraneve, sidomos para video lojërave, rënditet si një ndër shkaqet kryesore të miopisë. Ministria kineze e Arsimit kërkoi nga prindërit që të kufizojnë “përdorimin e produkteve elektronike” sipas moshës së fëmijës. Për t’i ndihmuar ata, administrata po konsideron kufizimin e numrit të videolojërave online të lejuara në treg. Gjithashtu mund të marrë hapa për të rregulluar kohën e shpenzuar nga fëmijët në këto aplikacione. Fëmijët nën moshën 12 vjeç mund të luajnë vetëm një orë në ditë, pa mundësi për t’u lidhur për 21 orë.

Nga mosha 12 deri 18, kufiri rritet deri në dy orë në ditë. Së fundi, administrata kineze po konsideron një sistem për klasifikimin e videove sipas moshës minimale të rekomanduar për të luajtur. Një sistem i ngjashëm në ndihmë të familjeve ekziston tashmë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!