Kinë, 22 viktima nga shpërthimi i një impianti kimik

schedule13:56 - 28 Nëntor, 2018

schedule 13:56 - 28 Nëntor, 2018

Si pasojë e shpërthimit në një impiant kimik në Kinë kanë mbetur të vrarë 22 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas mediave kineze, nga shpërthimi janë shkatërruar plotësisht 32 kamionë dhe 12 automjete. 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një impiant kimik në Kinë. Shpërthimi ndodhi pak pas mesnatës së të martës.

Sipas mediave kineze nga shpërthimi janë shkatërruar 38 kamionë dhe 12 automjete, ndërsa të plagosurit janë shtruar në spital. Flakët janë shuar vetëm mëngjesin e të mërkurës. Operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar me orë të tëra dhe tashmë po hetohet për shkaqet e shpërthimit. Nga të dhënat zyrtare shpjegohet se shpërthimi ndodhi në platformën e impiantit që ndodhet në qytetin e Zhangjiakou, ku do të zhvillohen lojërat olimpike dimërore të vitit 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!