Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët bërthamore nga vendet e tjera

schedule07:30 - 2 Prill, 2023

schedule 07:30 - 2 Prill, 2023

Kina u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të tërheqin armët bërthamore të vendosura në vende të tjera dhe të anulojnë marrëveshjet relevante me vendet pritëse, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një lufte bërthamore, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi “Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” të premten, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang, ka thënë se armët bërthamore janë shpata e Damokleut që qëndron mbi kokat e tyre.

“Ne bëjmë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjeve të ndarjes bërthamore dhe mbrojmë mosvendosjen e armëve bërthamore jashtë vendit nga të gjitha shtetet që kanë armë bërthamore, si dhe tërheqjen e armëve bërthamore të vendosura jashtë”, ka thënë Geng, sipas një transkripti të postuar në faqen e internetit të misionit të Kinës në OKB.

Geng ka shtuar se vendi i tij është i përkushtuar vendosmërisht ndaj një strategjie bërthamore mbrojtëse dhe ka mbajtur premtimin për “mospërdorim të parë të armëve bërthamore” në asnjë kohë dhe asnjë rrethanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!