Kina ka ndarë pamje të kampioneve të para që janë marrë në hënë dhe janë sjellë në tokë nga 45 vite misione hapësinore. Materialet nga hëna, u morën nga misioni Chang’e 5 që Kina dërgoi në hënë dhe që u kthye në dhjetor me 1.7 kg tokë dhe shkëmbinj nga sateliti ynë natyror.
Pamjet tregojnë mostra të vogla sa grimcat e pluhurit deri tek ato shumë më të mëdha, bashkë me kampione që mbahen në një kontejner kristali që do të paraqiten në Muzeun Kombëtar të Kinës.
Ena prej kristali është e projektuar si një mbajtëse e vjetër verë kineze, ose e quajtur ndryshe “zun”, dhe mban pluhurin hënor brenda një sfere të shenjtë që përfaqëson si hënën ashtu edhe kapsulën e sondës Chang’5.
Misioni hënor i Kinës ishte i pari që u kthye me mostra që nga misioni robotik Lunar 24, i ish-Bashkimit Sovjetik në 1976 dhe tani është misioni i 21-të që vendoset në sipërfaqen e Hënës. sb/abcnews.al/





