Kina thotë se ka pikasur balona amerikane mbi territorin e saj, SHBA mohon akuzat

schedule09:28 - 16 Shkurt, 2023

schedule 09:28 - 16 Shkurt, 2023

Përplasja diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është përkeqësuar pasi Pekini pretendoi, pa prova, se balonat amerikane fluturuan mbi rajonet e tij Xinjiang dhe Tibet dhe kërcënuan me masa të paspecifikuara kundër subjekteve amerikane për minimin e sovranitetit kinez.

Uashingtoni dhe Pekini janë përplasur për shkak të objekteve fluturuese pasi ushtria amerikane këtë muaj rrëzoi atë që e quajti një balonë spiune kineze mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Pekini tha se ishte një mjet kërkimor civil që doli gabimisht nga rruga dhe se Uashingtoni e teproi me reagimin.

Këtë javë, Kina ka pretenduar se balonat amerikane kanë fluturuar mbi hapësirën e saj ajrore pa leje më shumë se 10 herë që nga maji 2022. Pekini nuk ka paraqitur asnjë provë për këto pretendime, por të mërkurën tha se balonat amerikane u vunë re mbi rajonet shumë të siguruara të Tibetit dhe Xinjiang, ku Pekini akuzohet për abuzime të gjera të të drejtave të njeriut kundër popullsisë jo-Han.
“Pa miratimin e autoriteteve përkatëse kineze, ajo ka fluturuar ilegalisht të paktën 10 herë mbi hapësirën ajrore territoriale të Kinës, duke përfshirë mbi Xinjiang, Tibet dhe provinca të tjera”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze ëang ëenbin në një konferencë të mërkurën.

Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, ëendy Sherman, përsëriti se pretendimet e Kinës për balonat amerikane nuk ishin të vërteta. “Ata tani kanë thënë se ka pasur balona gazili nga SHBA mbi Kinë. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk ka balona të qeverisë amerikane mbi Kinë”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!