Ekspertët kinezë kanë testuar me sukses një tren që përdor levitacion magnetik dhe lëviz brenda një tubi vakumi (Vactrain), raportojnë mediat e huaja. Ky është një projekt unik në botë, i zbatuar në një seksion prej dy kilometrash në provincën Shanxi (pjesa verilindore e vendit).
Gjatë testimit u arrit një shpejtësi prej 130 km/h dhe synimi përfundimtar është ndërtimi i infrastrukturës, ku treni do të zhvillojë 1000 km/h. Ky projekt do të hedhë themelet për një lloj të ri transporti, të ngjashëm me trenat Maglev, por edhe Hyperloop, i cili dikur u popullarizua nga Elon Musk.
Dhe ndërsa trenat Maglev ekzistojnë (një shpejtësi rekord prej 600 km/h u regjistrua në Japoni javën e kaluar), koncepti Vactrain është ende në fillimet e tij.
/abcnews.al