Kina ka shprehur vendosmërinë e saj të plotë për të penguar pavarësinë e Tajvanit.
Gjithashtu nga autoritetet kineze është theksuar se do të pengohen të gjitha operacionet apo vendet që mbajnë këtë qëndrim.
Në hapjen e Kongresit Popullor Kombëtar, ky vendim u bë i qartë edhe në “raportin e punës së qeverisë”.
“Kina kundërshton fuqishëm pavarësinë e Tajvanit dhe aktivitetet e separatistëve që synojnë pavarësinë dhe forcat e ndërhyrjes së jashtme”, tha ndër të tjera kryeministri Li Qiang.
/abcnews.al/