Pas një shpërthimi në një qytet në kufi të Kinës, vendi po synon vaksinimin e të gjithë popullsisë prej 300,000 njerëz.
Televizioni shtetëror tha se janë identifikuar 16 raste që nga e marta. Dymbëdhjetë prej tyre janë kinezë dhe katër të tjerët janë shtetas të Mianmar . Vendi pritet të forcojë kontrollet përreth kufirit në përpjekje për të ndaluar këdo që hyn ilegalisht nga Mianmar .
Kjo është hera e parë që Kina përpiqet të vaksinojë një qytet të tërë në përgjigje të shpërthimit të ri./.abcnews.al