Kina synon të vaksinojë 70% të popullsisë deri në fund të vitit 2021

schedule16:20 - 7 Qershor, 2021

schedule 16:20 - 7 Qershor, 2021

Kina synon të vaksinojë të paktën 70% të popullsisë kundër koronavirusit, deri në fund të vitit 2021.

Kështu është shprehur më herët zëvendësministri i Komisionit Kombëtar i Shëndetit, Zeng Yixin.

Ndërkohë Kina është cilësuar si vendi me numrin më të lartë të dozave të administruara, por pavarësisht kësaj autoritetet bëjnë me dije se numri i popullsisë së mbrojtur nga Covid mbetet sërish i ulët./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!