Kina shkarkon holandezin e famshëm, surprizon me pasuesin e tij

schedule12:16 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:16 - 20 Shtator, 2019

Kina po hedh miliona pafund në futboll, por nevojitet kohë, durim dhe një brez i talentuar për të tentuar rezultate pozitive. Kampionati po rritet dhe emra të rëndësishëm zgjedhin ofertat e “parefuzueshme” të vendit aziatik.

Ndryshe është situata në kombëtare, aty ku problemet janë të mëdha. Federata Kineze e Futbollit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Guus Hiddink nga drejtimi i kombëtares olimpike. 72-vjeçari holandez, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, u ul në këtë post shtatorin e kaluar.

Ecuria aspak pozitive dhe humbja 2-0 në miqësoren përballë Vietnamit bindën drejtuesit që të bënin këtë ndryshim. Në vend të Hiddink do të ulet Hao Wei, i cili ka drejtuar më parë kombëtaren e femrave kineze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!