Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike me COVID-19 dhe 20 raste të reja asimptomatike, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit. Fatmirësisht nuk u regjistruan viktima.
Kina deri më tani ka konfirmuar 88,328 raste dhe 4,677 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Ndërkohë, ka rritur testimet javët e fundit, në 4.84 milionë teste të kryera çdo ditë, tha Wang Jiangping, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. Në mbarë vendin, gati 5.000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë ishin në gatishmëri për të kryer testimet në masë.
“Një total prej afro 200 milionë kompleteve të testimit janë shpërndarë në spitale, qendra e kontrolli të sëmundjeve, portet doganore dhe agjencitë e palëve të treta në të gjithë vendin”, tha Wang. /abcnews.al