Kina rikthen 40% të fluturimeve

schedule12:31 - 9 Prill, 2020

schedule 12:31 - 9 Prill, 2020

Kina ka rikthyer 40% të fluturimeve të saj. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, ky vendim u mor në kuadër të lehtësimeve pas “fitores” kundër koronavirusit.

“Xinhua” tha se shumica e fluturimeve janë në zona në veriperëndim dhe jug-perëndim të vendit ku punëtorët migrantë janë më të përqendruar.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës thotë se që nga 1 prilli, u organizuan 970 fluturime për të kthyer më shumë se 59,000 punëtorë në vendet e tyre të punës.

Fluturimet ndërkombëtare mbeten kryesisht në nivele të ulëta, ndërsa vendi vazhdon me kufizime të mëdha për udhëtarët që hyjnë nga jashtë./abcnews.al