Kina regjistron rastet e para lokale me Covid për herë të parë pas 3 javësh

schedule12:25 - 14 Maj, 2021

schedule 12:25 - 14 Maj, 2021

Kina  ka regjistruar 7 raste me Covid-19 në 24 orë,  duke përfshirë rastet e para lokale në më shumë se 3 javë.  Dy nga rastet lokale u regjistruan në provincën lindore të Anhui, sipas Komisionit Kombëtar, dhe  ishin rastet e para që nga 20 Prilli, pas 2 rasteve në provincën jugperëndimore të Yunnan, në kufi me Mianmar.

Pesë rastet e tjera të raportuara të premten ishin raste të importuara. Komiteti shëndetësor raportoi gjithashtu 9 raste një ditë më parë, të gjitha të importuara.

Kina ka regjistruar 90,815 raste dhe 4,636 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!