Kina ka raportuar 124 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve me variantin Delta.80 prej tyre ishin raste lokale dhe 54 raste asimptomatike. Shumica e rasteve u regjistruan në provincën Jiangsu.
Autoritetet kanë miratuar bllokime masive dhe testime që synojnë miliona njerëz. Gjithashtu kanë pezulluar udhëtimet dhe kanë këshilluar njerëzit të shmangin lëvizjet e panevojshme. Ai Qinhua, një zyrtar i lartë i komisionit kombëtar të shëndetit, tha:
“Për sa kohë që autoritetet vendore zbatojnë në mënyrë rigoroze masa të ndryshme parandaluese dhe kontrolli, do të kemi në kontroll virusin”.
Mi Feng, një zëdhënës i komisionit, tha se shpërthimet sporadike gjatë periudhës së pushimeve të verës po rritnin rrezikun e përhapjes së epidemisë dhe se duheshin marrë “masa të rrepta”./abcnews.al

