Kina regjistron 27 raste në 24 orë

schedule13:48 - 4 Tetor, 2021

schedule 13:48 - 4 Tetor, 2021

Kina është jashtë emergjencës së Covid 19: komisioni shëndetësor kombëtar konfirmoi 27 raste të reja me Covid, nga të cilët vetëm një është lokal. 26 rastet e tjera janë identifikuar tek udhëtarë të huaj.

Autoritetet shëndetësore konfirmuan se kanë sinjalizuar 15 raste pa simptoma, 13 prej të cilave të importuara nga jashtë kufirit dhe pse Pekini nuk i numëron si raste të konfirmuara nëse nuk kanë simptoma. Totali i këtyre lloj infektimeve nën vëzhgim është 343, nga të cilat 330 vijnë nga jashtë vendit.

Komisioni shëndetësor kinez theksoi se deri në mesditën e së dielës 38 pacientë kanë dalë nga spitali pasi janë shëruar nga Covid. Numri total i rasteve aktive në të gjithë vendin është 857 nga të cilat 4 janë raste të rënda.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë infektuar 96.258 persona, nga të cilët 90.765 janë shëruar dhe 4.636 kanë ndërruar jetë. Deri tani janë monitoruar 1.201.863 kontakte të ngushta me të infektuar, nga të cilët 28.257 janë ende nën vëzhgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!