Kina ka raportuar 57 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga 30 janari. 15 raste u regjistruan në provincën Yunnan, në qytetin Ruili që kufizohet me Birmaninë.
Për të shmangur përhapjen e mëtejshme, autoritetet bllokuan qytetin, duke mbyllur shumicën e bizneseve dhe duke kërkuar që banorët të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa 15 rastet e tjera ishin të importuara.
Provinca e Ruilit regjistroi një shpërthim në mars dhe vendi nisi një fushatë vaksinimi për të gjithë banorët e qytetit në prill. Kina është mbështetur në një strategji të ashpër bllokimi dhe testimi masiv për të mbajtur në kontroll shpërthimet, edhe pse ka përshpejtuar fushatën e vaksinimit.
Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, synimi i qeverisë është të vaksinojë 80% të popullsisë. s.ba/abcnews.al