Kina raportoi pesë raste të reja me koronavirus sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.
Të gjitha rastet e reja janë të importuara, dy në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdong dhe një në Shaanxi.
Gjithashtu u raportuan edhe 10 raste të tjera asimptomatike.
Kina ka raportuar 83.022 raste me koronavirus ndërsa numri zyrtar i vdekjeve është 4634.
Më shumë se 78.300 pacientë janë rikuperuar deri më tani. Ndërsa 371 pacientë asimptomatikë janë ende nën vëzhgimin mjekësor./abcnews.al