Kina raporton 24 raste të reja me COVID-19

schedule09:34 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 09:34 - 13 Dhjetor, 2020

Kina raporton 24 raste të reja me koronavirus. Autoritetet bëjnë me dije se zona e turizmit në Hainan është në monitorim për shkak të rrezikut në Covid-19.

Ndërkohë Komisioni Kombëtar i Shëndetit bëri me dije se pesë raste ishin lokale ndërsa 19 infeksione të importuara.

Hainan, i njohur si “Hawaii i Kinës” për gjashtë muaj nuk ka raportuar raste me COVID-19.

Ndërsa rajoni i Kinës Xinjiang pa një rritje të ndjeshme të rasteve lokale të koronavirusit nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit dhe një tjetër valë lokale nga fundi i tetorit deri në fillim të nëntorit.

Por pas festave të Ditës Kombëtare në Tetor një valë e re e pandemisë ndodhi në rastet lokale të raportuara në Qingdao në provincën Shandong të Kinës në veri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!