Kina ka raportuar 17 raste të reja me Covid-19. Të gjitha rastet e reja u regjistruan në Yunnan, një provincë jugperëndimore në kufi me Mianmar.
Nëntë nga 17 rastet e reja ishin shtetas të Mianmar, sipas të dhënave nga qeveria.
Yunnan ka regjistruar 90 raste Covid-19 që nga 29 Marsi, shumica nga qyteti kufitar i Ruili. Qeveria nuk ka specifikuar nëse numri i rasteve të identifikuara në Mianmar janë të gjithë emigrantë por 40 nga 90 rastet e reja të regjistruara që nga 29 Marsi janë shtetas të Mianmar.
Tre lagje në Ruili janë zona me rrezik të lartë. Qyteti po i nënshtrohet një fushate vaksinimi që synon të inokulojë të gjithë personat afërsisht 300,000 banorë deri të martën./abcnews.al