Kina pritet të vaksinojë 40% të popullsisë së saj deri në qershor

schedule08:44 - 2 Mars, 2021

schedule 08:44 - 2 Mars, 2021

Kina planifikon  të inokulojë 40% të popullsisë së saj deri në qershor, raporton Associated Press.

Zhong Nanshan, udhëheqësi i një grupi ekspertësh të bashkangjitur në Komisionin Kombëtar të Shëndetit, tha se vendi ka shpërndarë më shumë se 52 milion doza të vaksinave Covid që nga 28 shkurti.

Kina ka qenë e ngadaltë në fushatën e saj të vaksinimit  në krahasim me vendet e tjera, duke inokuluar vetëm 3.56% të popullsisë së saj prej 1.4 miliardë deri më tani, sipas Zhong.

I renditur i pari në botë për nga përqindja e popullsisë është Izraeli, i cili ka vaksinuar mbi 90% të njerëzve të tij. SHBA ka vaksinuar rreth 22% të popullsisë së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!