Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina paralajmëron kancelarin gjerman: Të merren masat për të shmangur intensifikimin e luftës

schedule14:32 - 9 Maj, 2022

schedule 14:32 - 9 Maj, 2022

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paralajmëruar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se duhet të merren të gjitha masat për të siguruar që konflikti në Ukrainë të mos kthehet në një “situatë të pamenaxhueshme”, sipas mediave shtetërore kineze, shkruan The Guardian.

Në një video-telefonatë mes dy liderëve, Xi citohet t’i ketë thënë Scholz: “Duhet të merren të gjitha masat për të shmangur intensifikimin dhe zgjerimin e konfliktit të Ukrainës, i cili mund të çojë në një situatë të pamenaxhueshme”.

Xi ftoi gjithashtu Gjermaninë të marrë pjesë në Iniciativën e Sigurisë Globale, i cili bazohet në zgjidhjen e  mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes dialogut dhe jo saksioneve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!