Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin tha sot se paketa e re e ndihmës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Tajvanin krijon pengesa serioze për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.
“Kina kundërshton me vendosmëri miratimin e ligjit për paketën e ndihmës ushtarake që përfshin Tajvanin, pasi krijon pengesa serioze për bashkëpunimin Kinë-SHBA”, tha Wenbin në një konferencë për shtyp.
Më 24 prill, presidenti i SHBA-së Joe Biden nënshkroi në ligj për miratimin e një paketë ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
/abcnews.al