Kina: Nuk i kemi shitur armë vdekjeprurëse Rusisë

schedule09:12 - 19 Shkurt, 2024

schedule 09:12 - 19 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi siguroi homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba se Kina i ka shitur armë vdekjeprurëse Rusisë.

Pavarësisht konfliktit, Kina mbetet një partner shumë i rëndësishëm tregtar dhe diplomatik i Rusisë, me të dy vendet që ndajnë një ambicie të përbashkët për të kundër balancuar ndikimin perëndimor në skenën ndërkombëtare.

Përveç mbështetjes financiare, Kina po përballet me dyshime, sidomos nga pala amerikane, se e furnizon ushtrinë ruse, e cila po lufton në Ukrainë, me pajisje apo armë.

Pekini ka mohuar të gjitha akuzat.

Kina “vazhdon të bëjë presion për negociatat e paqes dhe nuk i hedh benzinë ​​zjarrit,” i tha Wang Yi Dmytro Kuleba gjatë një takimi dje në Mynih në margjinat e Konferencës së Sigurisë.

Pekini “nuk përfiton nga situata dhe nuk u shet armë vdekjeprurëse zonave të luftës ose atyre të përfshirë në konflikt”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!