Kina në G7: Ndaloni së luajturi me zjarrin për çështjen e Tajvanit

schedule17:08 - 18 Maj, 2023

schedule 17:08 - 18 Maj, 2023

Pekini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe vendeve të tjera të G7 që të respektojnë dokumentet politike për marrëdhëniet dypalëshe dhe të respektojnë parimin “Një Kinë”.

Palët duhet “të ndalojnë së provokuari dhe të luajnë me zjarrin për çështjen e Tajvanit sepse rrezikojnë të digjen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ëang ëenbin.

Ky ishte paralajmërimi i zëdhënësit në lidhje me hipotezën se samiti i G7 në Hiroshima përfshin në dokumentin përfundimtar rikujtimin e “rëndësisë së paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!