Kina ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me rebelët Huthi të Jemenit për t’u mundësuar tankerëve të saj të lundrojnë nëpër Detin e Kuq jugor pa u sulmuar, pasi milicia e lidhur me Iranin u zotua të parandalojë aksesin në portet saudite, thanë gjashtë burime me njohuri për çështjen.
Huthët shpallën bllokadën e tyre më 20 korrik, duke hapur një front të ri kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në luftën e Iranit dhe duke zgjeruar sulmet ndaj anijeve cisterna që transportonin energji dhe furnizime të tjera në tregjet përtej Lindjes së Mesme.
Pekini u ka kërkuar drejtpërdrejt Huthëve të premtojnë kalim të sigurt për tankerët e saj, sipas burimeve, të cilat përfshinin një zyrtar të lartë iranian.
Kina ishte ndër vendet e para që kontaktoi drejtpërdrejti Huthit në lidhje me tranzitet përmes Bab el-Mandeb, ngushticës në skajin jugor të Detit të Kuq me Jemenin në bregun e saj lindor, thanë burimet, të cilat refuzuan të identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Pekini po kërkon të vazhdojë eksportet e naftës nga terminalet e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, kryesisht nga Yanbu, për të ndihmuar në mbushjen e boshllëkut në furnizime të shkaktuar nga mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit nga Irani në dalje nga Gjiri.
Të paktën katër tankerë kanë ngarkuar naftë të papërpunuar nga portet saudite me destinacion Kinën dhe kanë kaluar tranzit në Bab el-Mandeb që kur Huthitët njoftuan kufizimet e tyre, sipas analizës së Kpler dhe të dhënave të gjurmimit të anijeve LSEG dhe MarineTraffic.



