Kina mohon se ka pasur njohuri për pushtimin rus në Ukrainë: Vendet të mos mbajnë asnjë anë në luftë

schedule16:45 - 24 Mars, 2022

schedule 16:45 - 24 Mars, 2022

Kina ka mohuar se ka pasur njohuri paraprake për pushtimin rus në Ukrainë.

Pretendimet se Kina injoroi paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara se Rusia do të sulmonte Ukrainën ishin krejtësisht të rreme dhe të krijuara për të “shmangur përgjegjësinë dhe për të njollosur Kinën”, thuhet në deklaratë e Ministrisë Kineze të Mbrojtjes.

Zyrtarët kinezë kanë mohuar më parë raportet se Pekini i kërkoi Moskës të shtyjë pushtimin e saj në Ukrainë deri pas Lojërave Olimpike Dimërore.

Gjithashtu ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se situata humanitare në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më serioze, duke theksuar se vendet nuk duhet t’i detyrojnë të tjerët të “zgjidhin një anë” në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Zhvillimi i situatës në Ukrainë deri në fazën e tanishme ka shkaktuar shqetësime të gjera ndërkombëtare, dhe është gjithashtu diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë. Për Ukrainën,”tha Zhang.

“Vendet në zhvillim, të cilat përbëjnë shumicën e botës, nuk janë palë në këtë konflikt. Ata nuk duhet të tërhiqen në këtë çështje dhe të detyrohen të vuajnë pasojat e konflikteve gjeopolitike dhe rivalitetit të fuqive të mëdha… Vendet përkatëse nuk duhet të adoptojnë një qasje të thjeshtuar të miqve apo armiqve, të zinj apo të bardhë, dhe nuk duhet të detyrojnë asnjë vend të zgjedhë një anë,” shtoi ai.

/abcnews.al/