Kina miraton vaksinën e saj të parë mARN kundër Covid-19

schedule10:49 - 22 Mars, 2023

schedule 10:49 - 22 Mars, 2023

Kina ka miratuar vaksinën e saj të parë mARN kundër Covid-19, shkruan The New York Times.

Vaksina mRNA, e zhvilluar nga CSPC Pharmaceutical Group Ltd. dhe e cila synon variantin Omicron, është miratuar për përdorim urgjent, sipas një deklarate nga kompania të mërkurën.

Kina ka refuzuar prej kohësh të përdorë vaksinat mRNA të prodhuara nga vendet e tjera, të cilat ishin thelbësore në lehtësimin e pandemisë në shumë vende të botës dhe që Shtetet e Bashkuara autorizuan fillimisht për përdorim urgjent në dhjetor 2020.

Pekini zgjodhi në vend të kësaj të promovojë firmat e veta farmaceutike, së pari në nxjerrjen e një vaksine më tradicionale, por më pak efektive kundër Covid-it.

Vaksina e re mRNA e Kinës, e zhvilluar nga CSPC Pharmaceutical Group Ltd., me bazë në qytetin verior kinez të Shijiazhuang, u miratua për përdorim urgjent nga rregullatori shëndetësor i Kinës, sipas një deklarate nga kompania të mërkurën.

Ndër vaksinat e disponueshme aktualisht në Kinë, më të njohurat prodhohen nga kompanitë Sinopharm dhe Sinovac.

Ashtu si vaksinat e tjera tradicionale, ato mbështeten në një metodë shekullore për inokulimin, e cila përdor një virus të inaktivizuar për të shkaktuar një përgjigje nga sistemi imunitar dhe që atëherë janë provuar të jenë më pak efektive në mbrojtjen kundër rasteve simptomatike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!