Kina miraton ligjin kontrovers të sigurisë për Hong Kongun

schedule10:13 - 30 Qershor, 2020

schedule 10:13 - 30 Qershor, 2020

Kina ka kaluar projekt-ligjin kontrovers të sigurisë kombëtare për Hong Kong-un.

Projektligji  u kalua në mënyrë unanime nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor, që është organi më i lartë ligjvënës në vend, në një takim tre-ditor që filloi të dielën, sipas raportimeve të mediave në Hong Kong të cilat citojnë burime.

Drafti i ligjit nuk është bërë ende publik.

Sipas Pekinit ky ligj është i nevojshëm për t’u përballur me çështje të terrorizimit dhe të ndërhyrjes së jashtme, por kritikët thonë se do të dëbojë disidentët dhe do të shkatërrojë autonominë dhe liritë e premtuara kur territori iu kthye Kinës në vitin 1997.

Në konferencën e saj javore të mbajtur të martën, liderja e Hong Kong-ut  Carrie Lam refuzoi që të bënte komente duke thënë se nuk do të ishte e përshtatshme.

Legji do të hyjë në fuqi kur të jetë publikuar në fletoren zyrtare në Hong Kong, duke anashkaluar ligjin e territorit gjysmë-autonom, dhe pritet të jetë në fuqi deri më 1 korrik, përvjetorin e kthimit të territorit nën sundimin kinez. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!