Kina ka miratuar përdorimin emergjent të ilaçit të parë anti-Covid të prodhuar në vend. Sipas të dhënave, ilaçi redukton numrin e shtrimeve në spital dhe rrezikun e vdekjes. Në një njoftim zyrtar të botuar të mërkurën, Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës tha se ka aprovuar një trajtim me antitrupa monoklonal.
Antitrupat monoklonalë janë një lloj proteine që ngjitet në proteinën “Spike” të koronavirusit, duke zvogëluar aftësinë e tij për të hyrë në qelizat e trupit. Sipas të dhënave të provave klinike, ky ilaç mund të zvogëlojë rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes te pacientët më të rrezikuar me rreth 80%.
/abcnews.al