Kina lufton kundër plakjes së popullsisë, por arsyeja pas numrit te fëmijëve mund të jetë Xinjiang

schedule13:07 - 1 Qershor, 2021

schedule 13:07 - 1 Qershor, 2021

Nga Ben Westcott, CNN

Në një përpjekje për të ndryshuar krizën demografike, Kina këtë javë njoftoi se do të lejojë çiftet të kenë tre fëmijë – por disa kritikë ishin skeptikë pse qeveria ka vendosur një limit të tillë.

Përgjigja mund të jetë për shkak të politikës së Pekinit ndaj pakicave etnike, veçanërisht ato në Xinjiang. Që nga viti 2017, qeveria kineze ka zbatuar në mënyrë rigoroze politikat e saj të planifikimit familjar mbi pakicat në provincën perëndimore, ku Pekini akuzohet për kryerjen e gjenocidit ndaj popullit Ujgur me shumicë myslimane, raporton abcnews.al

Kjo bëri që normat e lindjeve të binin me një të tretën në 2018. Qeveria kineze  ka mohuar vazhdimisht akuzat për gjenocid dhe ka thënë se çdo përpjekje për të kufizuar popullsinë ujgure është brenda politikave standarde të vendit për lindjet.

Por një faktor kyç është kjo do të vështirësonte përpjekjet e Pekinit për të kufizuar popullsinë në Xinjiang dhe rajone të tjera me grupe të mëdha pakicash, të cilat priren të kenë më shumë fëmijë.

“Kufizimi për të lindur më shumë fëmijë midis popullatave që konsiderohen problematike është sigurisht pjesë e politikës kineze”, tha Darren Byler, një ekspert i Xinjiang dhe një studiues në Universitetin e Kolorados.

“Nëse nuk do të bëhej fjalë për një çështje politike në të gjithë vendin, do të ishte e vështirë të zbatohej kjo politikë për njerëzit e varfër dhe myslimanët.”

Të kundërshtosh rregullat e sistemit

Shkalla e lindshmërisë në Kinë ka pësuar rënie që nga prezantimi i politikës 40 vite më parë së një familje duhet të lindë vetëm një  fëmijë. Sipas qeverisë, kjo ishte një mënyrë që të lehtësonte varfërinë dhe të ndalonte një bum të popullsisë.

Ndërsa politika rezultoi e suksesshme Kina u zhvillua edhe më shumë, prandaj gjatë  viteve të fundit zyrtarët janë shqetësuar se vendi nuk do të ketë mjaftueshëm punëtorë të rinj për të mbajtur  ekuilibrin  në rritjen ekonomike, raporton abcnews.al

Një forcë punëtore që plaket me shpejtësi, ka rritur edhe më shumë presionet. Përballë një krize demografike, qeveria kineze zbuti politikën në 2016 duke lejuar që një familje të lindte dy fëmijë, por shumë çifte në klasën e mesme Han ishin të gatshëm të kishin më shumë se një fëmijë.

Në vitin 2020, niveli i lindjeve ra me gati 15% nga viti në vit. Por ndërsa numri i të porsalindurve ra në të gjithë Kinën, niveli zyrtar i lindjeve mbeti relativisht i lartë në rajonin perëndimor të Xinjiang.

Midis 1991 dhe 2017, Xinjiang regjistroi një shkallë të lartë të lindjeve në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Studiuesit kanë deklaruar se familjet ujgure të Xinjiang tradicionalisht kishin më shumë fëmijë – ndonjëherë deri në nëntë ose 10 .

Pakicat etnike, përfshirë popullatën ujgure të Xinjiang, u lejuan të kishin deri në tre fëmijë, gjë që autoritetet thanë se ishte në respekt të traditave kulturore të familjeve të mëdha. Disa ujgurë e tejkaluan këtë dhe në shumë raste kjo është toleruar, raporton abcnews.al

Rënie e papritur në numrin e lindjeve

Por kur qeveria kineze filloi të zbatonte politikën e saj në Xinjiang në 2017, e cila pretendohej se përfshinte dërgimin e miliona Ujgurëve në një kompleks të gjerë të qendrave të paraburgimit, pati një rënie në numrin e lindjeve.

Midis 2017 dhe 2018, niveli e lindshmërisë në Xinjiang ra me një të tretën, nga 15.8 për 1.000 njerëz në 10.7 për 1.000 njerëz. Në një kohë kur qeveria kineze ishte duke u përpjekur me dëshpërim për të rritur normat e lindjeve, sterilizimet në rajon u rritën në 243 për 100,000 njerëz në 2018, sipas dokumenteve zyrtare të qeverisë sipas një raporti nga studiuesi i Xinjiang Adrian Zenz. Kjo është shumë më e lartë se shkalla prej 33 për 100,000 njerëz për pjesën tjetër të vendit.

Dhe ndërsa përdorimi i pajisjeve të kontrollit të lindjes IUD pësoi rënie  në Kinë midis 2016 dhe 2018, Zenz citoi disa dokumente që tregonin se në Xinjiang niveli i lindshmërisë u ul në 963 për 100,000 njerëz. Gratë ujgure që ishin larguar nga Xinjiang iu nënshtruan sterilizimit të detyruar. Nga ai vit, rajonet e pakicave filluan një “fushatë të veçantë për të kontrolluar shkeljet e kontrollit të lindjes”, raporton abcnews.al

Një mjek etnik ujgur që u largua për në Turqi tha në vitin 2020 se nga 300 gra që ai ekzaminoi nga Xinjiang, rreth 80 ishin sterilizuar. Shumë prej tyre as nuk e dinin këtë fakt. Qeveria kineze nuk përmendi pakicat, përfshirë Ujgurët, në “zbutjen” e politikës me tre fëmijë, dhe autoritetet vazhdimisht kanë mohuar akuzat se kanë sterilizuar gratë.

Mediat shtetërore kanë fajësuar shkallën e lartë të lindjeve në Xinjiang për shkak të ekstremizmit fetar dhe e kanë përshkruar rënien e pjellorisë si një fitore për të drejtat e grave. Ekspertët thanë se nuk ka gjasa që rregullat do të zbuten për pakicat, raporton abcnews.al

Punë dhe mbikëqyrje

Kontrolli mbi normat e lindjeve në Xinjiang nuk janë arsyeja e vetme për politikën e tre fëmijëve nga qeveria kineze. Në të njëjtën kohë, heqja e politikës së planifikimit familjar do të shfuqizonte një nga mënyrat e shumta në të cilat qeveria kineze mund të monitorojë popullsinë e saj, tha Byler, duke detyruar Pekinin të gjente një arsye tjetër për të mbikëqyrë familjet.

Mund të ketë gjithashtu një arsye shumë të thjeshtë  pse qeveria kineze ka ruajtur  regjimin e politikës së saj të planifikimit familjar, edhe nëse e ka zbutur atë pak. Pekini mund të ketë nevojë të forcojë rregullat përsëri në të ardhmen. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!