Kina lejon hetimin e OBSH-së për origjinën e COVID-19

schedule15:45 - 11 Janar, 2021

schedule 15:45 - 11 Janar, 2021

Kina njoftoi se një ekip ekspertësh të huaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vizitojë vendin për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri të enjten e ardhshme.

Një ekip prej dhjetë anëtarësh të ekspertëve ndërkombëtarë pritet të mbërrijë në qytetin Wuhan, ku për herë të parë u shfaq virusi në dhjetor të vitit 2019. Që atëherë, ai është përhapur në gjithë globin, duke infektuar mbi 90 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,9 milion viktima.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se ekspertët e OBSH-së do të mbërrijnë të enjten dhe se “do të bashkëpunojnë me ekspertë kinezë për të hetuar origjinën e COVID-19”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”.

Javën e kaluar, Pekini kishte  deklaruar ishte ende duke negociuar me OBSH-në për vizitën.

“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem në bashkëpunimin midis Kinës dhe OBSH-së. Nuk është vetëm një çështje vizash, të dy palët janë në komunikim të ngushtë për datën dhe angazhime të veçanta për vizitën e ekipit në Kinë”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Deklarata erdhi një ditë pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu shqetësimin e tij për Kinën që nuk lejon anëtarët e ekipit të hyjnë në vend për hetime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!