Kina kritikon SHBA: Sjellja e Uashington shkakton krizën aktuale me Iranin

schedule13:40 - 8 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 8 Korrik, 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani vijojnë përplasjet në distancë për shkak të sanksioneve amerikane dhe kalimit të kufirit për pasurimin e uraniumit nga ana e Republikës Islamike. Ndërkohë që Kina këmbëngul se qëndrimi i Uashington është shkaktar për krizën aktuale

Nga njëra anë sansksionet nga ana tjetër kalimi i pragut prej 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit të vendosur ndaj vendit në bazë të marrëveshjes së arritur në vitin 2015 me grupin pesë plus një – i përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Një përplasje që për momentin shesh si protagonist Amërikën e Donald Trump dhe Iranin e Hassan Rouhani, ndërsa Europa dhe vendet e tjera duket se thjeth po vështrojnë nga larg.

Zëdhënësi i organizatës iraniane të energjisë bërthamore deklaroi se europianët duhet të reagojnë, pasi nëse nuk merren masa Republika Islamike do të vazhdojë të reduktojë impenjimet e marra në marrëveshjen e 2015-ës. Hapi i rradhës i Iranit mund të jetë pasurimi i uraniumit deri në 20%, nëse partnerët europianë nuk do të reagojnë ndaj sanksioneve amerikane Brenda skadimit të ultimatumit prej 60 ditësh të vendosur nga Republika Islamike.

Kina nga ana tjetër shpreh shqetësim për vendimin e Iranit për tejkalimin e kufirit të pasurimit të uraniumit, dhe u kërkon palëve të përfshira që të tregohen të matura. Por Kina gjithashtu denoncon bulizmin e shteteve të bashkuara të amerikës duke e konsideruar si shkakun kryesor të krizës aktuale me Iranin.

Irani nga ana tjetër këmbëngul për natyrën paqësore të programit të tij bërthamor duke e konsideruar si  të domosdoshëm për për zhvillimin ekonomik të vendit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!