Kina këmbëngul që në OKB të diskutohet raporti për Kosovën

schedule20:55 - 2 Tetor, 2018

schedule 20:55 - 2 Tetor, 2018

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në muajin nëntor, do të diskutohet dhe raporti për Kosovën. Ka qenë pikërisht Kina, e cila do të mbajë presidencën e radhës e cila ka këmbëngulur që Kosova të rikthehet në agjendën e Këshillit të Sigurimit.

Me propozimin e Kinës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Republikën e Kosovës në mbledhjen e radhës në nëntor. Mediat serbe si B 92 shkruajnë se ndryshe nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishin parandaluar diskutimet mbi raportin e Antonio Guterres për situatën në Kosovë, Kina ka vepruar ndryshe dhe e ka rikthyer këtë raport në axhendën e mbledhjes së radhës.

Raporti i parë ka të bëjë me periudhën 16 prill deri më 15 korrik 2018, ndërsa i dyti përfshin zhvillimet nga korriku deri në mes të tetorit. Siç raportohet kjo pritet të jetë hera e parë që një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i drejtohet Kosovës në gjysmën e dytë të vitit. Hera e fundit u diskutua në muajin maj të këtij viti./abcnews.al