Kina ka kryer mbi 90 milion teste për koronavirusin që nga fillimi i pandemisë

schedule12:35 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:35 - 24 Qershor, 2020

Qeveria kineze të mërkurën njoftoi se më shumë se 90 milion teste për Covid janë kryer në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

“Që nga 22 qershori, numri i testeve të acideve nukleike të kryera nga institucione mjekësore dhe shëndetësore në mbarë vendin arriti në 90.41 milion,” tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit.

Njerëzit shpesh kërkojnë që të testohen disa herë rastet e  dyshuara, pacientët e rikuperuar ose të kthyer nga jashtë  së bashku me kontaktet e tyre të ngushta.

Guo tha se Kina kishte rritur kapacitetin e saj të testimit duke zgjeruar numrin e institucioneve të testimit nga 2.081 në fillim të marsit në 4,804 tani.

“Institucionet kombëtare shëndetësore dhe mjekësore kanë rritur aftësinë e tyre të testimit, nga 1.26 milion në ditë në fillim të marsit, në n 3.78 milion teste në ditë,” tha Guo.

Kina ka nisur disa fushata për testimin në qytete në të gjithë vendin në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit. Në Wuhan, epiqendra origjinale, më shumë se 9.8 milion njerëz u testuan për virusin në një periudhë 20-ditore në maj.

Kina ka raportuar 84,653 raste dhe  4,640 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!