Kina i bëri thirrje Izraelit të dëgjojë komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalojë sulmet në Rafah të Gazës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian deklaroi se duhet shmangur një fatkeqësi më serioze humanitare në Rripin e Gazës.
“Kina i bën thirrje me forcë Izraelit që të dëgjojë kërkesat dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar, të ndalojë sulmet e Rafahut dhe të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur një fatkeqësi më serioze humanitare në Rripin e Gazës”, tha Lin Jian.
Ushtria izraelite tha të martën se ka marrë kontrollin e pikëkalimit kufitar në Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pjesë kjo e cila ka qenë jetike për dërgimin e ndihmave dhe daljen e njerëzve të plagosur nga lufta në Gazë.
Ushtria theksoi se forcat po skanonin zonën në mëngjes pasi nisën një operacion tokësor dhe ajror në një pjesë të Rafahut lindor të hënën mbrëma, mes përpjekjeve diplomatike jashtë vendit për të arritur një armëpushim të ri./abcnews.al