Kina i dhuron 30 milion dollar OBSH-së në luftën kundër koronavirusit

schedule15:15 - 23 Prill, 2020

schedule 15:15 - 23 Prill, 2020

Kina do t’i dhurojë 30 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit për t’a  mbështetur në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

“Kina ka vendosur të dhurojë 30 milion dollarë shtesë OBSH për t’a mbështetur në luftën e saj globale kundër # COVID19, veçanërisht  për forcimin e sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim”, tha Chunying në një mesazh në Twitter. Ajo shtoi se Kina i ka dhuruar 20 milion dollarë OBSH  më 11 mars.

Javën e kaluar, Presidenti amerikan Trump njoftoi se do të ndalojë  fondet për OBSH, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetit  ka luajtur  një “rol në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”.

Kohët e fundit, skepticizmi ka qenë i synuar drejt marrëdhënies së OBSH me Kinën pasi kritikët kanë vënë në dyshim nëse OBSH është mjaftushëm e pavarursa për tia dalë pa mbështetje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!