Kina e ka akuzuar SHBA-në se po e rrezikon sigurinë me “provokim të pakufishme”, raporton agjencia “AP”.
“Ushtria kineze është gjithmonë në gatishmëri të lartë dhe do t’i marrë krejt masat e nevojshme për ta mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe të drejtat detare të vendit”, ka theksuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Wu Qian.
Kina i ka pezulluar kontaktet e rregullta me Ushtrinë amerikane në gushtin e kaluar pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e vizitoi Tajvanin.
Pekini insiston se vendet tjera duhet të përmbahen nga vizitat zyrtare me Tajvanin, të cilin e konsideron si territor të vetë. Ministri i Mbrojtjes i Kinës gjithashtu ka njoftuar se një zyrtar amerikan do të marrë pjesë në Forumin vjetor të sigurisë Xiangshan, i planifikuar të mbahet prej 29 deri në 31 tetor.