Kina goditet nga tornado, raportohet për 12 viktima dhe 400 të plagosur

schedule14:03 - 15 Maj, 2021

schedule 14:03 - 15 Maj, 2021

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 400 janë plagosur ndërsa tornadoja goditi Kinën Qendrore dhe Lindore. Të paktën 8 viktima dhe më shumë se 280 të plagosur u raportuan në Wuhan, në qytetin ku u regjistruan rastet e para të koronavirusit. Ndërsa 150 familje kanë mbetur pa shtëpi.

Sipas autoriteteve, tornado goditi me forcën e erërave me shpejtësi prej 23.9 metrash në sekondë, duke shkatërruar kapanone dhe duke rrëzuar pemë. Sipas llogaritjeve të para mëngjesin e së shtunës, janë shkatërruar dhe kanë mbetur të dëmtuara shtëpitë e 147 familjeve.

 

Dhe qyteti i Suzhou, pranë Shanghai, u godit nga një tornado i fuqishëm me erëra që arrinin një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë. Katër persona janë vrarë dhe një është shpallur i zhdukur, ndërsa 130 janë plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan një rrymë ajri të zi që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në fillim  të muajit maj një stuhi e dhunshme me erëra të forta shkaktoi vdekjen e 11 personave në një qytet tjetër pranë Shangait./abcnews.al