Gjatë një telefonate me kancelaren gjermane Angela Merkel për të katërtën herë që nga shpërthimi i pandemisë, Presidenti Kinez Xi Jinping theksoi se Kina vlerëson pozicionin objektiv dhe racional të qeverisë gjermane, si dhe respektin e saj për shkencën.
Ai tha gjithashtu se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Gjermaninë për të mbështetur punën e OBSH-së, për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar brenda Kombeve të Bashkuara dhe G-20, të ndihmojë vendet afrikane në luftën kundër Covid 19 dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë.
Kancelarja Merkel tha se vlerëson njoftimin e Presidentit Xi se vaksina kundër koronavirusit do të jetë një e mirë publike globale
Në rrethanat aktuale, shtoi Angela Merkel, forcimi i solidaritetit ndërkombëtar është thelbësor për luftën globale kundër pandemisë.
Berlini, vazhdoi Merkel, është i gatshëm të konsolidojë tregtinë me Kinën dhe të konfirmojë mbështetjen e saj për rolin e rëndësishëm që luajti OBSH në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar shëndetësor./abcnews.al