Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit të dielën, për shkak të, siç tha Ministria e Transportit të Tajvanit, “aktiviteteve hapësinore”.
Mbyllja e qiejve vjen pasi Pekini ka kryer stërvitje masive treditore javën e kaluar përreth Tajvanit, shkruan REL.
Gjatë këtyre ushtrimeve, Kina ka simuluar goditjeve e objektivave kyçë dhe është stërvitur se si ta bllokojë këtë ishull vetëqeverisës.
Krijimi për një kohë të shkurtër të zonës së ndalim-fluturimit duket se është e lidhur me stërvitjet ushtarake. Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina do të vendosë kufizime “në zonat e konvergjencës së shumë rrugëve ndërkombëtare” duke u thirrur në “aktivitete hapësinore”.
Kufizimet, sipas Tajpeit, do të jenë në fuqi për 12 orë gjatë së dielës.
Ministria e Transportit të Tajvanit tha se Kina fillimisht kishte synuar që të mbante në fuqi këtë zonë të ndalim-fluturimt për tre ditë, por pas kundërshtimeve të Tajpeit, ky vendim u rishqyrtua.