Kina dhe SHBA përplasen në samitin APEC

schedule13:19 - 17 Nëntor, 2018

schedule 13:19 - 17 Nëntor, 2018

Një përplasje e ashpër me deklarata mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është regjistruar në samitin e vendeve të Azisë dhe Paqësorit. Presidenti kinez sulmoi Trump për shkak të tarifave tregtare. Ndërsa zëvendëspresidenti amerikan i kërkoi Pekinit që të ndryshojë rrugë sa i përket kësaj çështjeje.

Fillimisht doli në skenë Xi Jinping, i cili lëshoi një sulm ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Proteksionizmi është i destinuar të dështojë”, sepse është rezultat i një “axhende egoiste”. Pas pak minutash zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, mori mikrofonin dhe u përgjigj: “Ne do të shkojmë përpara (me tarifat) derisa Kina të ndryshojë qëndrimin e saj”.

Edhe pse jo ballë për ballë, kjo ishte një përplasje e ngushtë që u zhvillua në Papua New Guinea. Udhëheqësit e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara përdorën forumin APEC, organizimin e vendeve të Azisë dhe Paqësorit, për të përsëritur se ata nuk duan të lëvizin një milimetër në sfidën që i sheh ata protagonistë. Dhe në më pak se dy javë nga takimi i njoftuar midis Trump dhe Xi Jinping në Argjentinë, në samitin e G20-s, qëndrimet duken më të largëta se kurrë.

“Ne duhet t’i themi jo proteksionizmit dhe njëanshmërisë – thotë sekretari komunist – historia na mëson se askush nuk fiton nga përplasja, e cila merr formën e një lufte të ftohtë, të nxehtë apo tregtare”.

Referimi aq i drejtpërdrejtë për luftën, e ftohtë dhe e ngrohtë, tingëllon si një risi në fjalimin e Xi Jinping. Duket një përgjigje ndaj frazës që Pence vetë, tani zëri më kritik i administratës kundër Kinës, i kishte besuar Washington Post gjatë fluturimit për në këtë turne aziatik: “Nëse Pekini dëshiron të shmangë një luftë të ftohtë, ajo duhet të bëjë një seri lëshimesh”, ishte shprehur numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Jo vetëm për tregtinë, siç theksoi dhe Pence në skenë. Shtetet e Bashkuara sfidojnë projeksionin në rritje të Pekinit jashtë vendit, atë ushtarak drejt Detit të Kinës Jugore, të kontestuar me vendet fqinje, dhe atë ekonomik në të gjithë zonën. Pikërisht Guinea e Re është një simbol, pasi në vitet e fundit Kina ka bërë shumë investime në infrastrukturë në kryeqytet, një nga më të varfërit në rajon. Për të balancuar disi këtë ndikim, Pence njoftoi se do të punojë me Australinë për të ndërtuar një bazë detare në Guinenë e Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!