Një flotë anije detare kineze u nis të dielën për t’u bashkuar me forcat detare dhe ajrore ruse në Detin e Japonisë në një stërvitje që synon “mbrojtjen e sigurisë së rrugëve ujore strategjike”, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Kinës.
E koduar “Northern/Interaction-2023”, stërvitja shënon bashkëpunimin e zgjeruar ushtarak midis Kinës dhe Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe po zhvillohet ndërsa Pekini vazhdon të refuzojë thirrjet e SHBA për të rifilluar komunikimin ushtarak, shkruan Reuters.
Flotë anija kineze e përbërë nga pesë anije luftarake dhe katër helikopterë, u largua nga porti lindor i Qingdao dhe do të takohet me forcat ruse në një “zonë të paracaktuar”.
Të shtunën, ministria tha se forcat detare dhe ajrore ruse do të marrin pjesë në stërvitjen që po zhvillohet në Detin e Japonisë./abcnews.al